Albspirit

Media/News/Publishing

Reagimi ekstrem i tifozëve te Skënderbeut

Reagimi ekstrem i tifozëve te Skënderbeut/ Mos pini birra Korça

Tifozët e ekipit korçar, 6 herë radhazi kampionë të Shqipërisë, kanë filluar të reagojnë në mënyrë ekstreme. Një rast i paprecedentë duket të jetë thirrja e disa prej tyre në rrjetet sociale për të refuzuar Birrën Korça. Kjo për faktin se ky produkt është i botuesit të gazetës “Panorama Sport”, Irfan Hysenbelliu. Ne grupin “KETU MBLEDHIM MATERIAL PER KORCEN” njëri prej tifozëve të Skënderbeut, Pandi Anxhara shkruan se “Panorama Sport” e Hysenbelliut sulmon sistematikisht dhe nuk ka lënë gjë pa shpifur për Korçën dhe për skuadrën e Skënderbeut. Për këtë arsye ai i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në Korçë për të braktisur birrën Korça në shenjë proteste. Një tjetër tifoz i korçarëve, Ilir Myftiu, shprehet se ka hequr dorë nga Birra Korça për shkak të sulmeve të gazetës 3680936311_36663909c4_b“Panorama Sport” ndaj Skënderbeut. Ai i quan lajmet e kësaj gazete, si shpifjen e spiunëve të fletushkës “Panorama Sport”

Këto nuk janë të vetmet komente për të hequr dorë nga birra Korça. Një prej tifozëve të Skënderbeut, anëtar i “KETU MBLEDHIM MATERIAL PER KORCEN”, i cili është një grup me 10 mijë anëtarë nga Korça, Shqipëria dhe anë e mbanë botës, shkruan se i vjen keq nga këto shkrime të gazetës së Irfan Hysenbellit. Ai është një prej tifozëve që bën pjesë në familjen e “Ujqërve të Dëborës” dhe i bën thirrje cdo korçari që bën pjesë në këtë grup të mos konsumojë asnjë gllënkë birrë të Irfanit. Ky reagim vjen si inat i tifozëve ndaj sulmeve të përsëritura të gazetës “Panorama Sport” ndaj ekipit të Skënderbeut. Ende nuk dihet nëse ky është një organizim apo një thirrje spontane. Raste të tilla kanë ndodhur vite më parë edhe me klubet më të mëdha në botë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur me klubin e Barcëlonës, në kohën kur sponsor i saj ishte Parmalat. Në atë kohë tifozët u organizuan nën thirrjen “Të mos pimë Parmalat”. Ky organizim solli rënien e shitjeve në katalunja, Madrid dhe thuajse në të gjithë Spanjën. Pak kohë më vonë, kompania “Parmalat” u largua nga katalanasit. Nuk dihet nëse thirrjet e korçarëve për të braktisur birrën “Korça” do të krijojnë një rast të ngjashëm me atë të Spanjës, por reagimi i tifozëve dhe inati me “panorama sport” duket ekstrem dhe i papërmbajtshëm. Më poshtë komentet e tifozëve korçarë për të braktisur birrën “Korça” pas sulmeve të gazetës “Panorama Sport”, ndaj skuadrës të Skënderbeut

pandi

13479651_10209326440140029_2090357094_n

arben

 

Please follow and like us: