Albspirit

Media/News/Publishing

Renzi: Dalja nga BE-ja do të prekë fillimisht vetëm britanikët

renSHËN PETËRBURG – Kryeministri italian, Matteo Renzi paralajmëroi dje Britaninë e Madhe se në rast të daljes nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të 23 qershorit, fillimisht, më të prekurit do të jenë vetë britanikët.

“Nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian, ky do të jetë një vendim i përhershëm”, deklaroi Renzi gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petërburg.

”Ky është një problem që prek në tërësi Evropën, por në një periudhë afatshkurtër do të jetë fillimisht një problem i madh për anglezët, jo për evropianët”, u shpreh kreu i qeverisë italiane, duke paralajmëruar se do të shfaqeshin tensione të mëdha në tregjet financiare në rast të fitores së kampit Brexit (British Exit).

Sondazhet e fundit e paraqesin këtë të fundit në krye të renditjes, disa ditë nga referendumi i 23 qershorit, duke rritur tensionet në tregjet financiare dhe shqetësimin e Brukselit.

Please follow and like us: