Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet Irid, tifozja brune “fitoi” ndeshjen me Francën

Të gjithë kanë pyetur veten mbrëmjen e të mërkurës, kur gjatë ndeshjes Francë – Shqipëri,se cilat ishin dy bukuroshet që kamerat inkuadruan, por që sidomos fotografët e gjithë Europës “peshkuan”? Rike Roçi dhe Irid Oxa… E ndërsa për të parën, sigurisht, duke bërë një kthim mbrapa në kohë, e kupton se bëhet fjalë për ish-banoren seksi të Big Brother, por edhe konkurrente në “Dancing ëith the Stars”, bukuroshja tjetër, brunia që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke bërë edhe shenjën e shqiponjës me duar dhe jo vetëm… shumë pak informacion ka. Kush është Irid Oxa?! Një shqiptare e rritur në Itali, e cila nuk ka asnjë lidhje farefisnore me Ana Oxa, të paktën ashtu si edhe vetë ajo ka konfirmuar për gazetën “Sport Ekspres”… Një mbrëmje jo si të tjerat për Iridin, që bashkë me Riken, kanë “shënuar” golat më spektakolarë në këtë Europian, ato të tribunës, apo më saktë, të kompeticionit rozë. Dhe nëse deri dje, ne shqiptarët admironim bukuroshet e huaja në stadiume, prej sot duhet të kemi më shumë konsideratë edhe për bashkëatdhetarët tanë. Banaliteti, kuptohet, s’ka të bëjë me bukurinë femërore, edhe pse shpesh paragjykimi është njolla që mbartim prej vitesh dhe ndoshta një e keqe që nuk na lë t’i shohim gjërat me sy më “të ëmbël”… Ekskluzivisht për “Sport Ekspres”, ja rrëfimi i Iridit.

Jeni bërë, bashkë me Riken, dy personazhet e momentit. Në çdo faqe, portal, uebsajt apo kopertina gazetash e revistash, foto me duart në formë shqiponje dhe sidomos format seksi të theksuara kanë qenë në pamje të parë… U duk sikur nuk po luhej ndeshje?

Nuk e prisnim që fotot tona të bënin xhiron e Europës. Personalisht, më është dashur ta karikoj telefonin tmerrësisht dhe në disa momente shkoi në “tilt”. Mesazhe, ndjekës në instagram, like në facebook, por sidomos mijëra komente. Ishte e pamundur t’I lexoje të gjitha.Edhe pse, s’më pëlqeu diçka

Çfarë?

Komentet dhe mesazhet fyese. Jemi njerëz më familjarë, kemi jetën tonë, kemi karrierën tonë. Si mundet të fyesh dikë? Nuk e prisja këtë nga shqiptarët, nga atdhetarët e mi. Kam bërë me parë edhe set fotografik në revista të njohura në Itali dhe shumë italianë më kanë mbështetur dhe nuk më kanë thënë asnjë fjalë, ndërsa pas fotove të stadiumit, është bërë nami.

irid1

E megjithatë, je bërë e famshme Irid, në të mirë apo të keq?

Në fakt, nuk më intereson në të mirë apo të keq, fundja historia e fotove është kjo. Bashkë me Riken kishim veshur fanellat e kombëtares që në drekë, kur dolëm edhe nga hoteli, por në Marsejë bënte shumë vapë dhe, sidomos në stadium, pasi ishin shumë njerëz dhe ishin futur me kohë. Në atë moment vendosëm që të hiqnim fanellat dhe poshtë ishim me kanatiere. Ja kjo është historia. Aty u shkrepën edhe fotot nga fotografët që ndodheshin, duke qenë se ishin të shumtë në numër. E përsëris, asgjë nuk ishte e planifikuar, si disa kanë supozuar

Me Riken jeni të afërm apo shoqe?

Jo, shoqe, por të ngushta.

Irid, përtej fotove , na fol pak për veten.

Punoj në një agjenci mode dhe bëj reklamime shpesh në revista të njohura në Itali. Kam studiuar 14 vjet për violinë dhe gjithashtu jam fizioterapiste, ku bëj kurste private

Praktikisht, nuk qenke vetëm seksi…

(qesh) Faleminderit, por jo. Ju thashë, njerëzit gjykojnë pa të njohur

Kushedi sa mesazhe keni marrë nga futbollistët e kombëtares?

Jo, asnjë, sinqerisht. Pastaj, s’dua të merrem me asnjë, sepse shumica janë të martuar dhe i respektoj këto gjëra

irid4

E fejuar, apo dashuruar?

Le të themi, kam një të dashur, por edhe ai futbollist. Luan në Serinë A, por jo me kombëtaren e Italisë. Aktualisht është duke zhvilluar Europianin me kombëtaren e tij?

Emri?

Sekret, s’është ende momenti ta zbuloj

Irid, e mërzitur që të paktën nuk shënuam një gol?

Sigurisht, luajtëm shumë mirë. Të jem e sinqertë, s’jam e fiksuar pas futbollit, por kombëtarja është kombëtare, ndaj dhe me Riken e kishim planifikuar këtë ndeshje. Ishte një udhëtim i bukur, më vjen keq që u mundëm,por besoj se mund të fitojmë ndaj Rumanisë/sportekspres/

irid57

Please follow and like us: