Rumania zhvillon stërvitjen e fundit zyrtare para ndeshjes me Shqipërinë
Ekipi rumun do të zhvillojë sot sesionin e fundit zyrtar të stërvitjes, përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, e vlefshme për grupin A, njoftoi agjencia zyrtare rumune e lajmeve, AGERPRES.
Skuadra do të udhëtojë sot me një tren të shpejtësisë së madhe (TGV) nga La Chapelle-en-Serval (Paris) për në Lion, ku pritet të mbërrijë pak pas mesditës.
Në orën 20:45, me orën lokale, trajneri Anghel Iordanescu dhe tre pjesëtarë të ekipit do të jenë në konferencën e shtypit të para ndeshjes, ndërkohë që stërvitja, që fillon menjëherë pas kësaj konference, do të mund të ndiqet nga gazetarët vetëm 15 minutat e para.
Rumania ka humbur ndaj Francës (1-2), në ndeshjen hapëse të kampionatit dhe ka barazuar 1-1 me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria ka humbur me Zvicrën (0-1) dhe me Francën (0-2)./ a.jor.