Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit të ndarjes së saj nga Calvin Harris, duket se Taylor Swift ka vijuar jetën e saj dhe të krahët e një tjetër djali. “The Sun”, ka postuar foto të një romance sekrete të këngëtares me aktorin Tom Hiddleston. Dyshja pasi u pa së bashku që në evenin e “Met Gala”, është fotografuar në një ditë romatike në një plazh në Rhode Island, SHBA. Një burim pranë Taylor ka thënë gazetës se: “Tom e ka pëlqyer këngëtaren që ditën e parë që janë takuar dhe i dërguar vazhdimisht lule”.