Albspirit

Media/News/Publishing

Ata që diskriminohen, jetojnë me frikën se mos keqtrajtohen

13479826_1224520524246762_1974970333_n

Anita R. Haziri

Të gjithë ne kemi vështirësi në jetë, provojmë dhimbje, e shumë ngjarje të hidhura, e reagimi ndaj këtyre situatave zakonisht na bënë të përpiqemi që ta mbajmë nën kontrollin tonë, në disa raste që mos t’i bezdisim njerëzit për rreth ose mos tua prishim rehatin etj. por nganjëherë ma mirë është që gjërat të thuhen haptazi e mos t’i mbajmë të mbyllura në vetvete, sepse sinqeriteti me të tjerët t ‘bënë njeri ma të mirë edhe pse në disa raste të shtrembërojnë por nuk ka rëndësi e rastësishme është të ndihemi të plotësuar të kemi besim dhe rehati në vetveten tonë.

Kur isha fëmijë n ‘dëgjoja të na thonë “të shprehim ndjenjat mund të jetë e rrezikshme dhe që e mira kishte me qen t’i mbajmë për vete”. Kjo funksionon për një kohë shumë të shkurt, e dikur ndjenjat e ndrydhura na shpërthejnë e nuk durohen më. Nga kjo pikëpamje, çdo individ, pavarësisht nga prejardhja familjare i pasur apo i varur, duhet ta pranoi si përfaqësues i tërë njerëzimit dhe të respektohet nga të gjithë, por jo gjithmonë ndodh kështu… këtu merr formë lindja e moszbatimit të një parimi me rëndësi të madhe në jetë!

Çka tjetër veç se parimi i barazisë së njerëzimit, e barazia e dimë se nënkupton liritë dhe të drejtat e çdo individi. Pra ne jemi të barabartë,.. Shoqëria në të cilën jetojmë është e mbushur me forma të ndryshme të të menduarit, jetuarit e të perceptuarit të gjërave. Ndoshta më mirë do të ishte që shoqërinë ideale ta quajmë atë ku respektohet mendimi dhe opinioni i kundërt, e qysh me u respektua përderisa bëjmë dallime për arsye të racës, kombësisë, gjinisë, fesë të pasurit dhe të varfëritë! “Njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në të drejta”, andaj lëre të zgjedh të vendos të shkollohet të mos ja ndrydh ndjenjat, vullnetin, qasjen, lëre të lirë pa bërë dallime grua apo burrë. Vetëm nëse kemi barazinë dhe lirin mes vete mund të arrijmë drejtësinë dhe harmonin. Ndjesia e diskriminimit mes një qenie njerëzore është forma më e keqe, dhe ma e hidhur.

Por ka edhe ma keq, sepse paragjykimi dhe diskriminimi mund t’i nxisin njerëzit drejt dhunës urrejtjes e nëse i pranojmë këto të dyja në mendjen tonë dhe t’i kthejmë në vepra me gjuhën e urrejtjes dhe me qasjen e dhunës vaj halli për ne sepse nëse jemi të pa edukatë qytetare e humane, sado të zot të jem në një fushe të caktuar, nuk vlejmë, e madje mund të jem edhe të dëmshëm për shoqërinë, familjen etj.

Mos të paragjykojmë në bazë të tipareve të fytyrës, të peshës, fesë ose për çdo gjë që shihet si diçka më ndryshe nga ti. Pavarësisht cilën nga këto e posedon në shpirtin e tij mos harro çmoje mos t`i ndrydhim vlerat e tij sepse ata që diskriminohen shpesh jetojnë me frikën edhe kur kalojnë pranë ndonjë grupi njerëzish, kur futen në lokal, kur shkojnë në shkollë, në punë mund t’i mbyt zemërimi, andaj pa bërë dallime t’i përkrahim se si të hedh mendimet e tij, të çfarëdo natyre qofshin. Këtu po ndërlidhem edhe me krenarin e tepruar ose të një vlerësimi të tepruar për veten. Për shembull, edhe krenaria e tepruar e bënë njeriun më të pirur të përçmojë njerëzit më pak të arsimuar ose të varfër, gjithashtu, ky njeri mund të ketë prirje t ‘poshtëroi në grupin kolektiv ku bëjmë pjesë secili prej nesh…

Krejt në fund po e citoj një thënie të Fabio Volo “Duke u rritur mëson se sa e bukur dhe madhështore është Thjeshtësia”.

Please follow and like us: