Corriere della Sera: Rike Roci, ylli i Euro 2016
Nuk iu ka shpëtuar objektivave të fotografëve gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera” për tifozen shqiptare Rike Roci. ”Kapele dhe dekolte marramendëse, në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016. Quhet Rike Roci, zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan gazeta. ”Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë”, shton ajo. ”Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon ”Corriere della Sera”.
Please follow and like us: