Albspirit

Media/News/Publishing

Demokracia e vrasësve, uzurpatorëve, hajnave dhe shfarosësve të atdhetarëve shqiptarë

 

Për çfarë demokracie po flet Kadri Veseli, për lirinë e hajnave dhe vrasësve që të qeverisin me vendin, dhe shumë prej tyre të bëjnë rolin e opozitarit?

Kosova as nuk është e lirë dhe as demokratike derisa të jetë nën thundrën tuaj, derisa ju në emër të vrasjeve, kërcënimeve, shantazheve dhe uzurpimeve jeni vënë në krye të shtetit.
pse nuk folët sot për rrugën tuaj, për sfidat tuaja, si udhëheqës SHIK-u, se si i hartonit planet kryesore për likuidim të kundërshtarëve politik, të Ibrahim Rugovës dhe besnikëve të tij, por lufta juaj, që atëherë nuk mbaronte këtu, ajo shkonte përtej. Ju edhe atëherë bënit luftë Brenda llojit. Kush i bëri vrasjet politike si të Behajdin Allaqit, Shaban Shalës dhe të tjera, e për të cilat ju akuzoheni edhe si doras.

A nuk e kishit problemin kryesor pastaj të fshihnit vrasjet e kryera? Për ta bërë këtë ju duhej plan i ri, ekzekutimi i dëshmitarëve, dhe në fund edhe i vet ekzekutorëve.

Sa është numri i këtyre viktimave të kryera nga skuadra e vrasjeve, nga skuadra e Azem Sylës, të cilin ia dorëzuat drejtësisë, me një plan dhe marrëveshje, të cilën ai se kuptoi, ku ju do të ishit fitimtar bashkë me Hashim Thaçin.

Pse nuk po rrëfen se si e ndezët Kosovën thuaja në luftë me trazirat e 2004-ës, që ju i shkaktuat.

Cili ishte roli juaj dhe projekti juaj, nëse nuk ishte i Serbisë?

Ju i viktimizuat dhjetëra shqiptarë më shumë se sa serb dhe fitues politik dolën serbët. Pasuan bisedimet e Vjenës, ku atyre ju iu dhatë gjithçka ata deshën dhe nuk deshën, duke ia dhënë mundësinë e refuzimit të shumë mundësive, në mënyrë që ata të rikërkonin sërish, në bisedimet e ardhme në Bruksel, për të cilat Hashim Thaçi gënjeu me vite se ishin vetëm teknike, dhe jo politike, e tashmë me vite të tëra po ju jepni e po ju jepni serbëve çfarëdo që ata po kërkojnë, duke e shkatërruar Kosovën drejtpërdrejt.

Aq shumë po ju jepni sa më jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën e keni bërë hisedare në Kosovë, duke investuar miliona euro në veri të Kosovës, në mënyrë që të garantohet prania e shtetit serb atje, dhe ti me gjithë kotillën tuaj të vrasësve kanibal bëni sehir, dhe kompromise duke abuzuar edhe me rolin amerikan, duke e nëpërkëmbur dinjitetin politik amerikan, dhe duke e dorëzuar çdo gjë të Kosovës në Beograd.

Kjo është demokracia dhe rruga juaj e demokracisë së vrasësve, uzurpatorëve, hajnave, dhe shfarosësve të atdhetarëve shqiptarë. SHQIPTARI.EU

Please follow and like us: