Gazeta franceze nderon KuqeZinjtë: Shqiptar, qofsh i bekuar
Nëse francezët bërtisnin “Aux Armes! Aux Armes”, shqiptarët përgjigjeshin me diçka që tingëllonte si “Shilbi, Shilbi”, pak e vështirë për t’u kuptuar. Por, e rëndësishme dje ishte të kuptohej që francezët dhe shqiptarët po i jepnin gjithë dinjitetin e munguar EURO-s.
“Shqiptarë ejani prapë!”, kështu shkruajnë gazetat franceze për tifozerinë kuq e zi. Të përballur me vandalizmat midis rusëve dhe anglezëve, ata i kanë dedikuar asaj një artikull ku theksojnë natyrën paqësore dhe entuziaste të shqiptarëve.
Lexoni më poshtë seç shkruan njëra nga gazetat franceze, e mrekulluar nga tifozeria jonë, një ditë pas ndeshjes. “Një shqiptar, një francez, një shqiptar, një francez…rivalë të një mbrëmjeje, por të bashkuar në një turmë të madhe duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambjenti që u formua përpara ndeshjes. Një ndeshje me rrezik të madh. Një rrezik i madh për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje që bëhej ishte rreth pijetoreve ku përplaseshin sloganet në kor. Nëse francezët bërtisnin “Aux Armes! Aux Armes”, shqiptarët përgjigjeshin me diçka që tingëllonte si “Shilbi, Shilbi”, pak e vështirë për t’u kuptuar. Por, e rëndësishme dje ishte të kuptohej që francezët dhe shqiptarët po i jepnin gjithë dinjitetin e munguar EURO-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarlliqet e anglezëve, transmeton Newsbomb.
Shqiptari, dhuratë e bekuar për CRS (kështu quhet policia franceze), kapur në flagrancë nga gjallëria e kuqezinjve. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifoza në një rreth trafiku në Prado. Historike! U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh. Por ishte thjesht një fillim i OLA-s që do vijonte më pas nga tifozët me krahë ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit.
Përkundrazi, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur, por jo shtypës, shovinistë, por jo urrejtës. Pastaj shqiptari kultivon një cilësi të madhe që e bën paqësor. Gruan! Aty ku anglezi shëtit me faqoren e alkolit, shqiptari ecën me femër, brune, të pashme. Të bukur si një gol i Payet. Qofsh i bekuar shqiptar! Më i pastër se sheshi përpara kishës. Aty ku anglezi do të derdhë vulgaritetin e tij mbi trotuar, shqiptari pret në rradhë!”