Albspirit

Media/News/Publishing

Ja çfarë ka thënë Komisioni i Venecias në raportin paraprak

Kur palët deklaruan së përfundimisht ndahen tek rekomanimi 88 i Komisionit të Venecias, pyetja që lindi ishte pse pikërisht tëk institucionet e Vetingut, atyre që do të kontrollojnë gjyqtarët e prokurorët. Një përgjigje duket të jetë tek një paragraf i opinionit paraprak të Komisionit të Venecias ku evidentohet rreziku për kapjen e sistemit nga forca politike që kontrollon procesin. 

Rekomandimi 88 i opinionit përfundimtar të Venecias i orienton palët drejt formulave proporcionale qe sigurojne “perfaqesimin e opozites” ne organet kolegjiale te gjyqesorit apo modeleve të tjera që përfshijnë dhe opozitën nëse palët nuk bien dakort me shumicat e cilësuara tre të pestat apo dy të tretat e votave në Kuvend për emërimet në katër insitucione të drejtësisë.
“Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe Dhomën e Spsecializuar të Kualifikimit (tashmë i ndryshuar ne Kolegjin e Posaccëm), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve koolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”
Dy institucionet e para janë qeveria e gjyqësorit, në të cilat Kuvendi emëron pjesën e anëtarëve jo gjyqtarë e jo prokurorë, ndërsa dy institucionet e dyta bëjnë vetingun, pra do të jenë ato që do të përcaktojnë cilët gjyqtarë e prokurorë qëndrojnë ose largohen. Janë këto dy të fundit për ta cilat kryeministri Rama i tregoi vizën e kuqe opozitës.
Por pse në këtë rekomandim të paragrafit 88 të Komisionit të Venecias janë përfshirë edhe institucionet e Vetingut.
Arsyeja duke se gjendet e thene qartë në paragrafin 98 të raportit të ndërmjetëm të dhjetorit 2015, ku Venecia tërheq vëmendjen për rrezikun e kapjes së sistemit gjyqësor nga forca politike që kontrollon procesin.
Aty flitet për dakordësinë e gjerë shqiptare mbi konstatimin se gjyqësori ynë është jashtëzakonisht i korruptuar dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
 Por “Venecia” hedh pikëpyetjen nëse ky konsensus i gjerë krijon bazën e mjaftueshme për t’i nënshtruar të gjithë gjykatësit, përfshirë dhë ata të ndershmit, në një proces rivlerësimi, pavarësisht rrethanave specifike të çdo gjykatësi individual?
Kjo është një pyetje që Venecia ia lë për përgjigje politikës, por tërheq vëmendjen kur thotë se gjithësesi nuk duhet harruar, se një zgjidhje kaq radikale do të ishte jo e arsyeshme në kushte normale, pasi krijon tension të jashtëzakonshem brenda sistemit gjyqësor, destabilizon punen e tij, shton mosbesimin e publikut mbi këtë sistem, heq vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre të përditshme dhe, si një masë mjaft e jashtezakonshme, krijon riskun e kapjes së sistemit gjyqësor nga forca politike e cila kontrollon procesin.
Partia Demokratike është pozicionuar qartë se zbatimi i rekomandimit 88 të Opinionit përfundimtar është e vetmja rrugë që shmang këtë rrezik që evidentiohet edhe në këtë paragraf të opnionit paraprak të Komisionit të Venecias.
Please follow and like us: