Albspirit

Media/News/Publishing

“Las Vegas Sun”: Në Shqipëri ish-të përndjekurit kanë frikë se tmerret e burgut po harrohen

“Las Vegas Sun”: Në Shqipëri ish-të përndjekurit kanë frikë se tmerret e burgut po harrohen

Spaç – Varrosur në malet e Shqipërisë së veriut janë godinat e shkatërruara dhe një minierë e vjetër bakri ku të burgosurit politikë ishin të detyruar të punonin deri në rraskapitje e madje edhe vdekje, shkruan sot “Las Vegas Sun”

Dyert dhe dritaret e burgut famëkeq të Spaçit janë kalbur dhe dhe shenjat sipër kornizave të dyerve janë zbehur. Por tmerret kurrë nuk marrin fund për ish-të burgosurit që kur ishin të rinj u cilësuan si armiq të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe u ndërshkuan për vite me punë të vështirë.

Ndërsa burgu po rrënohet, disa prej tyre kanë frikë se ata mijëra që vuajtën aty do të harrohen dhe kanë bërë fushatë që këtë vend ta kthejnë në muze dhe të kenë datën 21 Maj si ditën kombëtare të kujtesës për këdo që vuajti nën komunizimin, citon Syri.net.

“Ky është një simbol i ferrit komunistë. Ai nuk duhet lënë të humbasë apo të harrohet,” thotë Bilal Kola, kreu i Institutit të të Përndjekurve dhe udhëheqësi i kësaj fushate.

Një ish-i burgosur, 75 vjeç, Hysen Haxhiaj, shpreson se ndihma mund të vijë nga Perëndimi për të mbrojtur këtë vend të vuajtjes së dënimit ku regjimi thyente kundërshtarët e tij – të vërtetë dhe ata të akuzuar artificialisht përgjatë 5 dekadave kur vendi u zhyt në izolim.

“Ne shpresojmë se Gjermania ose SHBA do të na ndihmojë ta kthejmë këtë vend në një muze. Harrojeni qeverinë tonë,” thotë Haxhiaj, një 75-vjeçar me flokë argjendi, trup-ngjeshur, që ka bërë punë të rënë 13-15 vjet në Spaç.

Kur ishte djalosh, Haxhiaj iu bashkua një klubi të vogël letrat në qytetin e tij në Durrës. Grupi i tij prej shtatë shokësh diskutonte romanet dhe poezitë, por disa prej librave ishin me sa duket të ndaluar si pro-Perëndimit apo pro-Bashkimit Sovjetik, pasi Shqipëria ishte ndarë edhe nga vendet e tjera komuniste.

Klubi u spiunua, u denoncua për agjitacion kundër shtetit dhe anëtarët e tij u burgosën për 10 vjet më e pakta.

Please follow and like us: