Nënë Tereza, qytetare e botës dhe e shenjta e Arbërisë
Ky vit për kombin arbnor europian është vit jo vetëm i bekuar, por edhe vit i rinjohjes së tij nëpërmjet një nga figurat e dala nga ai, e kjo është Nënë Tereza.Kjo për faktin se pikërisht kjo arbnore e famshme i dha një mësim të madh botës duke iu përkushtuar njeriut në nevoj, të braktisur dhe të sëmur.
Kjo Nënë e Madhe e universit tanim do të jetë fytyra e humanizmit, fytyra e të shenjtës jo vetëm të kishës katolike dhe apostolike, por edhe e shenjta e kombit arbnore europian.Prandaj populli shqiptar ka një arsye të madhe për t’iu rikthyer shpirtit të tij human, për t’iu rikthyer rrënjëve të tij duke marrë shembullin e mirë të të shenjtës së tyre Nënë Terezës.
Sidoqoftë “qeniet njerëzore kanë arsye” dhe normalisht se kanë edhe ” vetë-vendosje të pastër“ duke nën kuptuar atë se njeriu respektivisht merita e ekzistencës së tij duhet të lidhet me lumturinë në veten e tij dhe tjetërin. Me të vërtetë e tërë ekzistenca njerëzore duhet të kuptohet si hir.Nënë Tereza ishte një realiste dhe sic thotë diku shkrimtari i njohur Dosotojevski se”tek realistet nuk vjen besimi nga mrekullia, por mrekullia nga besimi.
“Sepse duhet ditur se dashuria e njeriut ndaj Zotit në thelb është edhe dashuria e Perëndisë për veten e tij,Kështu edhe Nënë Tereza e pa në Jezusin parimin e mundësisë reale të veprimit si njeri,ajo e pa në Jezusin tjetërin dhe i shërbeu,duke i shërbyer tjetërit ajo i shërbeu Atij që i besonte dhe e ndjekte.Aktiviteti hyjnorë i pastër shihet në jetën dhe veprën e personalitetit të Nënë Terezës.Fuqia hyjnore krijuese që ishte në Nënë Terezën la gjurmët në jetën dhe veprën e saj dhe po kjo fuqi hyjnore e nxorri në fund këtë Nënë arbnore si njeriun e shenjtë ,si një Nënë që bota e nderon, sheh në të fytyrën e njeriut të Zotit ,fytyrën e humanistes dhe të shenjtës.
Dhe ja këtu pikërisht këtu shihet shenjtëria e saj, heroizmi i saj, përballja me botën në vuajtje me njerëzit në nevoj, me të braktisurit, të eturit etj. Me thuani kush prej njerëzve sot thotë ja unë jam i gatshëm, unë po shkoj me shumë gëzim në një vend të shkretë ,me grumbuj të braktisurish, të sëmurësh,të eturish, të vrafërish etj, për t’i shërbyer dhe jetuar në mesin e tyre.
Askush. Por Nënë Tereza ishte e gatshme, ajo vetë kërkoj për t’i shërbyer njerëzve në nevoj dhe të sëmur, ajo vetë kërkoj që të jetoj në mesin e atyre njerëve që i shërbente dhe sigurisht se kjo Nënë e madhe arbnor ishte vërtetë një grua me shpirt të madh që rrezatonte dashurinë e qiellit për njeriun pra dashurinë e Zotit,ajo ishte një rreze nga drita e Zotit.
Prandaj shenjtëria e saj ishte bashkuar me plotfuqishmërinë hyjnore.Për ta kuptuar më mirë konceptin e veprimit hyjnore është e udhës të shohim si tek shenjtërit e mëparshëm ashtu edhe tek Nënë Tereza jetën e tyre, hapat e tyre, veprat e tyre,gishtin e Zotit në lëvizjen dhe shfaqejn e tyre përball botës në vuajtje, barktisje, sëmundje dhe varfëri. Ata në kuadër të këtij veprimi hyjnor dhanë vetën në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe dashurisë për njeriun.Fytyra e hyjnores është parë dhe do të shihet gjithmonë tek njerëzit si Nënë Tereza.
Ndërsa duhet nënvizuar edhe këtë se ajo gjatë veprave të saj dhe kudo e shpalosi si identitetin e saj të rrënjëve arbnore, ashtu edhe identitetin e saj në Krishtin të cilit i besonte dhe shërbente sipas shembullit të tij.
Sot kjo Nënë e madhe arbnore është qytetare e botës, është imazhi i humanizmit , është heroina dhe e shenjta ,sot ajo dhe shpirti i saj human ka pushtuar botën dhe është bërë një nga figurat universale.Shqiptarët kanë dy figura ,kanë dy shtylla të përjetshme që rrezatojn dritën e rrënjëve të tij: Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza.Pa këto figura nuk do të ishim të njohur dhe nuk do të na njihte askush vlerat e brendshme tonat si komb i lashtë europian ,i zjarrët pas lirisë dhe humanizmit.
Por e përfundoj këtë shkrim me vlerësimin që i bënë revista e njohur „Time“ Nënë Terezës sic shkruan:”Ndoshta përkufizimi më i mirë i shenjtërisë është ky: Shenjtori është një dritare përmes të cilit një botë e diferencuar nuhat një personalitet, përmes të cilit ndizet drita e Perëndisë, një dritë kjo që shumë e shohin në Nënë Terezen”.