New York: Shqiptaro-amerikanët në paradë, nderojnë shenjtërimin e Nënë Terezës
New York: Shqiptaro-amerikanët në paradë, nderojnë shenjtërimin e Nënë Terezës
Simbolet tona kombëtare, bluzat e kuqe me hartën e Shqipërisë Etnike, flamuri kuqezi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat i dhanë sheshit America një imazh të gjallë, entuziast dhe të larmishëm
Është një traditë që në javën e fundit të qershorit në qytetin e Nju Jorkut, n bulevardin “America”, të zhvillohet Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – International Immigrants Parade.
Kësaj radhe ajo e kishte edicionin e 31-të vjetor të saj dhe është të mbajtur të shtunën në mesditë, e përfaqësuar nga kuadratet e grupeve të emigrantëve nga Shqipëria, Gjeorgjia, Kina, Tibeti, Meksika, Karaibet, Amerika latine dhe Vietnami.
Grupet pjesmarrrëse marshuan në bulevardin America Avenue në mes të rrugëve 27 street dhe 38 street.
Organizatori i kësaj parade, është një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco.
(vijon)