Një bust për Nënë Terezën edhe në Mynih
Një bust për Nënë Terezën edhe në Mynih nga Miftar Istrefi
Statuja e një nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar Nënë Terezës është prezent edhe në Mynih të Gjermanisë.

Nënë Tereza e derdhur në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefi i njohur si “Tali” është përuruar dje në katedralen Johannes Baptist Pfaffenhofen në Munchen, Gjermani. Artisti është shprehur se ndihet shumë krenar që është autor i kësaj vepre, që është një nga figurat e shenjta dhe është vlerë për kombin shqiptar dhe mbarë njerëzimin. Kjo nuk është vepra e vetme e Talit me figurën e Nënë Terezës që vendoset në një qytet jashtë trojeve shqiptare. Më 13 shtator një bust i saj, i punuar nga Tali, ishte vendosur në Toronto, Kanada.
Please follow and like us: