Nusja dhe shoqërueset e saj pushtojnë internetin
Njihuni me Nakyia Whitty 27 vjeç dhe Javonte Davis, 26 vjeç.Pas një lidhje 4 vjeçare çifti u martua në 11 Qershor të 2016.
Fotot e dasmës në plazh që Whitty postoi në rrjetet sociale u bën virale – Njerëzit u fiksuan me flokët natyralë të Nakyia dhe shoqërueseve të saj.
Kur pa reagimet në internet, Whitty u shokua, shkruan BuzzFeed.
“Jemi shumë të nderuara që u vlerësuam nga shumë njerëz” – u shpreh ajo.
Nakyia, e cila nisi rrugëtimin e saj për të ruajtur flokët natyral me kaçurrela katër vite më parë, tha se e kishte planifikuar sëbashku me shoqërueset e saj një gjë të të tillë para se të fejohej”.
“Të mbaj flokët e mi natyral tregon se kush jam unë si një grua me ngjyrë, dhe zoti më krijoi për të qënë kjo që jam”, shtoi ajo.