Piktura me kokrat e kafes
Përmes kokrrave të kafesë një artiste filipinase ka krijuar vepra të rralla artistike. Ella Hipolito, e sapo diplomuar, ka kombinuar dashurinë e saj për kafenë dhe artin duke përdorur përzierje të ndryshme për të krijuar skulptura dhe piktura.
“Kafeja mund të jetë arabike, e rrumbullakët apo në forma nga më të ndryshmet por për të krijuar vepra të ndryshme, ke nevojë për terrene të ndryshme. Mund të krijosh piktura të errëta apo të celura” tha ajo. Për të përfunduar 1 pikturë ajo ka nevojë për 3-5 ditë kohë, duke miksuar hijet apo duke i hapur kokrrt e kafesë në tokë.
Ajo përdor edhe mbrojtëse për pikturat e saj speciale, të cilat mund të dëmtohen lehtësisht. Po cfarë përshkruhet në punimet e saj? Zakonisht ajo krijon peisazhe, karikatura, kafshë apo piktura abstrakte, që zakonisht i kujtojnë familjen e saj apo vendlindjen, Filipinet.
Kokrrat e kafesë ajo i mbledh edhe nga miqtë e saj, ata që kanë një dyqan apo bar kafene. Një vepër arti e krijuar prej saj shitet për 100-1200 dollarë, në varësi të përmasave apo edhe temës.
Që prej vitit 2010, Hipolito është shndërruar në një artiste të mirëlliftë e shumë të njohur. Vendosja e kokrrave të kafeve i ha kohë në krijimin e veprave të saj por Ella thotë se aty është perfeksioni i veprës, kur kokrrat e kafesë vihen në vendin dhe në mënyrën e duhur. Një nga skulpturat e saj më popullore është macja Civt, një kafshë popullore në jug të Filipineve.
“Është shumë eksperimentale sepse kafeneja nuk përdoret zakonisht si një insturment arti por kjo ishte mënyra ime për të rehqur vëmëndjen e njerzve, për të krijuar një sitl unik vetëm duke përdorur kafe”,tha ajo.
Ella i ka prezantuar punimet e saj në disa galeri arti në Filipine. “Kur e mendon thjesht, është vetëm kafe. Kafja është e lehtë për tu gjetur, është e lehtë dhe e këndshme kur e sheh dhe e ndjen afër nga era. Është sfiduese për të krijuar dicka ndryshe e së fundmi prodhohet kjo vepër e bukur” tha Josh Moises, menaxher i galerisë “Art Circle”.
Në të ardhmen, Ella Hipolito thotë se po mendon që dashurinë për artin dhe kafenë të mund ta miksojë ndryshe.