Polici i shtetit gjatë shërbimit, pazar për seks me prostitutën?
Një raportim skandaloz dhe jo i zakonshëm mbërrin nga një qytetar i cili ka kapur “në flagrancë” policin e shtetit, gjatë shërbimit, madje me makinën e punës duke negociuar me një prostitutë për të marrë favore seksuale kundrejt pagesës.
Ngjarja jo normale dhe në kundërshtim flagrant me ligjin dhe moralin ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, shumë afër Tiranës. Polici i cili presupozohet t’i ndalojë, denoncojë dhe raportojë këto raste, është kthyer vet në shkelës. Kjo gjë madje ndodh gjatë kryerjes së shërbimit dhe me makinën e policisë. Në foto duken pamjet kur “prostituta” ka hyrë në makinën e policit por pastaj pasi nuk kanë rënë dakord ajo ka zbritur duke përplasur dhe derën.
Ky është raportimi i qytetarit të indinjuar me ngjarjen e ndodhur
“Fotografite jan ber ne autostraden tirane -durres 1 km larg qtu-s ne drejtim te durresit . Fotoja esht ber fiks ne oren 11:30 sot. Nuk ra dakort prostituta me shoferin dhe zbriti nga makina pastaj prostituta perplasi dhe deren. Po si kam ber foto ne momentin kur zbriti se mendova se iken”
Kjo ngjarje është e paprecedentë dhe nuk ka alibi. Si mundet që dikush të hyjë në këtë formë në makinën e policisë dhe kjo të ndodh në mes të ditës me diell në Tiranë? Të nisë menjëherë verifikimi sepse policë të tillë vetëm e turpërojnë emrin e policisë së shtetit. Fotogaleria zbardh atë që ka ndodhur./jetaoshqef.al