Sadiku hyn në histori/ Vjen goli i parë i Shqipërisë në një evropian

Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.
Pas një dominimi të Kuqezinjve dhe rasteve të njëpasnjëshme për të shënuar, më në fund erdhi goli i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Pas një harkimi nga Memushaj, Armando Sadiku realizoi me kokë (43’).
Ky është goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe në këtë mënyrë emri i sulmuesit shqiptar ka hyrë në analet e historisë.
Please follow and like us: