Vajzat e modës: Lamtumirë taka këtë verë
Nga Gigi Hadid tek Alexa Chung, vajzat e modës këtë verë zbresin nga takat: ka ardhur me sa duket koha e sheshkave e lidhësve, dhe argumenti i atyre që krijojnë trendet është i thjeshtë: joshja nuk ka përse të jetë vetëm vertikale.
Disa sezone përpara se vëmendjen ta rrëmbenin këpucët “lace-up”, të sheshta e të lidhura pas kyçit që të kujtojnë deri diku lidhëset e korsesë, në qarkullim dolën masivisht sandalet tip “gladiator”, të këndshme e praktike.
Kultin e lidhjeve e lartësoi Manolo Blahnik, sandalet e tij, edhe ato me taka, janë shpeshherë të shoqëruara me rripa apo lidhëse që ngjiten deri lart.
Stilisti Rene Caovilla prej disa kohësh e ka përkrahur këtë ide, duke ia shtuar detajin sandaleve të tij të zbukuruara me aksesore e qendisma. Mund të jetë më femërore një sandale e sheshtë e tipit “stiletto”, sesa një me takë të hollë, shpjegon Caovilla.
E veçanta e saj nuk qëndron tek lartësia, por tek cilësia e materialit. Efekti “lace up” është gjithmonë sensuale prej 80 vjetësh tashmë, “Snake sandal” është simboli ynë, vazhdon ai.
Përpos të sheshtave, me populloret e këtij sezoni konsiderohen edhe këpucët e sandalet me taka të mesme e të plota, që kombinojnë të bukurën me të rehatshmen.