Albspirit

Media/News/Publishing

1200 vjet ndarje, 55 vite përgatitje dhe prapë nuk u bashkuan

Udhëheqësit e kisha ortodokse nga e gjithë bota dështuan të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët, edhe pse përgatitjet kishin më se 55 vite që po bëheshin. Nëse do të zhvillohej sipas planit, mbledhja do të ishte më e madhja që pas vitit 787. Megjithatë, takimi u zhvillua në Kretë të Greqisë më 19 qershor i drejtuar nga Patriarku ekumenik Bartolomeu.

“Ky këshill i madh dhe i shenjtë do të përçojë mesazhin e unitetit”, tha ai cituar nga mediat vendase.

Synimi i takimit ishte që të mblidheshin të gjitha kishat ortodokse, por as kësaj here nuk u arrit një unitet i tillë, pasi kisha ortodokse ruse njoftoi në momentet e fundit se nuk do të merrte pjesë, ndërsa kisha bullgare dhe ajo gjeorgjiane lajmëruan më herët mospjesëmarrjen. Dallimet midis tyre nuk u kapërcyen as kësaj here. Më 17 qershor, Patriarku Kirill i Moskës tha se shpresonte që udhëheqësit fetarë të mbledhur në Kretë të përgatiteshin për një datë të mëvonshme takimi. Bota Orthodhokse është e ndarë në 14 kisha autonome, shumica të lidhura me gjeografinë moderne të shteteve. Kisha e parë është Patriarkana Ekumenike e bazuar në Stamboll të Turqisë, dikur Kostandinopojë, kryeqendra e Perandorisë Bizantine apo Roma Lindore. Bartolomeu është lider i parë i Kishës Ortodokse pavarësisht nga fakti se vetëm disa mijëra ortodokse greke kanë mbetur në Stamboll. Kreu i saj cilësohet si lideri shpirtëror “i pari mes të barabartëve”. Kisha me qendër në Stamboll është shpesh në kundërshtim me kishën me qendër në Moskë, e cila ka fituar fuqinë e saj pas rënies së komunizmit në fund të shekullit të shkuar. Papa Francesku kërkoi pajtim midis kishave ortodokse në një fjalim pak ditë më parë.

Please follow and like us: