Albspirit

Media/News/Publishing

“5 Yjet” fiton zgjedhjet në Itali, 67% të votave në Romë

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka humbur zgjedhjet e të dielës në Romë dhe Torino përballë një partie të re italiane çdo herë në rritje, Lëvizja “5 Yjet”.

Kjo parti po e shfrytëzon zemërimin e popullatës rreth korrupsionit të përhapur në Itali për të fituar përkrahje popullore.

Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare nga lëvizja “5 Yjet” është bërë gruaja e parë që e fiton postin e kryetares së Romës.

“Një epokë e re po fillon me ne”, ka thënë Raggi e cila ka fituar 67 % të votave.

Kryeministri Renzzi është ngushëlluar nga fitorja e partisë së tij së qendrës së majtë (Partia Demokratike) në kryeqytetin financiar italian, Milano dhe në qytetin verior të Bolonjës.

Kryeministri italian kishte paralajmëruar se nuk do të jepte dorëheqjen pavarësisht rezultatit, ndërsa tërë fokusin e ka vendosur në referundimin që pritet të mbahen rreth një reforme kushtetuese të propozuar nga ai, raporton REL.

Renzi ka ardhë në pushtet në vitin 2014 duke premtuar rivitalizimin e Italisë, por ai nuk ka arritur të tregojë rezultate të kënaqshme. Qeveria e tij është tronditur edhe nga skandalet e shumta në sektorin bankar.

 

Please follow and like us: