Albspirit

Media/News/Publishing

A po e rrëzon qeverinë Ilir Meta?

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po bën çdo lëvizje politike, jo vetëm për te forcuar LSI-në, por edhe për ta “tronditur” Edi Ramën dhe qeverinë e tij nga “themelet”. Këto lëvizje janë aq të forta sa në çast mund të kishte një dorëzim të qeverisë, por kryeministri ka pranuar të “poshtërohet” dhe qeveria mos bjerë.

Meta, tashmë është në “stanin” e tij qeveritar dhe vazhdon të mbaje fort ministrat. Kush del nga rreshti hidhet në rrugë. Ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është shembulli më konkret. Kush qëndron besnik shpërblehet. Ylli Manjani është rasti perfekt. Zgjedhja e Metës për të vendosur Manjanin si ministër të Drejtësie, ka qenë goditja e parë që Ilir Meta i ka dhënë Edi Rames poshtë brezit. Njeriu që shante, “poshtëronte” dhe sulmonte çdo ditë Ramen, duhet të ishte bashkëpunëtor i tij për qejf të Metës. Një “poshtërim” që Meta e beri për ti treguar qartë se ai, në pjesën e tij të qeverisë, bënte cfarë të donte, në të kundërt mund të largohej dhe qeveria rrëzohej.

Me tej, përplasjet e Metes nuk u ndalen. Kreu i LSI-së kërkonte me cdo kusht opozitën për Reformën në Drejtësi. Meta dyshohet se është njeriu që dekonspiroi pajisjen e përgjimit dhe nxiti sulmin ndaj Saimir Tahirit, i cili dyshohet se kishte përgjuar vetë kreun e Kuvendit.

Tani, Meta i është rikthyer qëndrimit të tij të vjetër për reformën, duke kërkuar konsensusin e Bashës dhe si hilacak në politike kërcen dhe mban peng Ramën, i cili duket i tensionuar vazhdimisht nga sjellja e Ilir Metës. Ky i fundit kërkon të forcojë më tej LSI-në por dhe të mbajë të lëkundur qeverinë.

Nga ana tjeter Lulzim Basha, prej kohësh ka “harruar” sulmet ndaj Metës, megjithëse në garën e tij brenda PD, gati 3 vite më parë nuk e sulmoi asnjëherë mikun e tij Ilir Meta.

Sot, kreu i Kuvendit duket të jetë shumë larg Ramës dhe shikon në sfond krahët hapur të Lulzim Bashës, që megjithëse nuk e sulmon publikisht apo është shprehur se nuk do bënte aleance me Metën, sot e pret me qetësi dhe dashuri.

Një lëvizje e Metës për te rrezuar qeverinë dhe për të shkuar tek Basha, duket ndoshta pak shpejt. Kjo për faktin se Meta kërkon të “shkundë” me tej Ramën dhe ta rrezojë atë në momentin kur ai të jetë i pafuqishëm, ashtu sic bëri lëvizjen me Berishën në vitin 2013. Ankthi i Ramës dhe “pasioni’ i Lulit duhet të presin edhe pak.

Please follow and like us: