Ajo nuk është vetëm e bukur, pasioni i Irid Oxës
Irid Oxa u bë e famshme “brenda natës”, pasi fotografitë e saj dhe Rike Rocit u publikuan nga mediat më të njohura evropiane, kur dy bukuroshet u shfaqën në tribunat e stadiumit në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Shqipërisë.
Ajo së bashku me shoqen e saj vazhduan të jenë në qendër të vëmendjes, derisa mediat nisën interesimin se çfarë bënin ato në jetën e përditshme.
Dhe gjatë një interviste, Irid ka treguar se ajo punon në një agjenci mode dhe bën shpesh reklamime në revista të njohura në Itali.
Porse ajo që ishte e papritur, është se bukuroshja ka studiuar për 14 vite për violinë. Ndërkaq, në rrjetet sociale gjatë ditës së diel e ka publikuar një fotografi pikërisht duke luajtur në instrumentin e saj të preferuar.
Për më shumë, ajo ka thënë se është edhe fizioterapiste dhe se bën kurse private.