Alban Bushi: Ja si do kualifikohemi në fazën tjetër
Drejtori teknik i Kombëtares Shqiptare, Alban Bushi ka konfirmuar se megjithëse avioni bëri ulje të detyruar të gjithë janë mirë.
Në një intervistë për ‘Supersport’, Bushi theksoi se kualifikimi tashmë varet në dorën e skuadrave të tjera. Bushi tha se Kombëtarja do të vijojë normalisht stërvitjen ndërsa shprehu hapur dëshirën që Italia të fitojë ndaj Irlandës pasi në këtë mënyrë do të jetë një ndihmë e madhe për Kombëtaren shqiptare.
“Pavarësisht uljes së detyruar të gjithë futbollistët janë ‘OK’. Kombëtarja do vijojë sipas programit, ku një pjesë e skuadrës do të vijojë me sauna ndërsa pjesa tjetër do të stërvitet normalisht. Të gjithë shpresojmë tek kualifikimi historik por na duhet edhe ndihma e Italisë e cila duhet të fitojë ndaj Irlandës. Piloti na njoftoi që duhet të uleshim në Brest pasi në Perros Giuirec nuk mundej të ulet për shkak të kushteve të vështira të motit”, u shpreh Bushi.