Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet pronarja e kopshtit privat që rrihte fëmijët

Është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, Anjeza Shabani administratorja e një kopshti privat në Tiranë pas shfaqjes së një videoje ku ajo duket që dhunon në mënyrë mizore një fëmijë vetëm 3 vjeç. Video u publikua sot në media nga emisioni investigativ “Stop”. Ndaj Anjeza Shabanit ka nisur procedim penal për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Burime policore thonë se  Shabani është shoqëruar së bashku me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat “Diren” që ajo drejtonte.

Please follow and like us: