De Biasi: Pse e lashë Canën jashtë dhe çfarë i thashë para ndeshjes
Të gjithë u befasuan me zgjedhjen e trajnerit italian Gianni De Biasi kur përfshiu në lojë Arlind Ajetin para Lorik Canës.
Kapiteni ishte i pezulluar dhe nuk luajti ndaj Francës, ndërsa vendin e tij e zuri Arlind Ajeti që shkëlqeu në atë takim.
Por edhe në takimin ndaj Rumanisë, De Biasi vendosi për Ajetin para kapitenit Lorik Cana i cili e pranoi vendimin e italianit.
“Ishte zgjedhje e vështirë për mua. I thashe Canës se nuk dua të ndryshojë shumë skuadrën nga ndeshja me Francën”.
“E pyeta Lorikun për sakrificën dhe ai ishte shumë bujar. Ai është lider, njeri i skuadrës. Më duhet t’i bëjë komplimente për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, deklaroi De Biasi.
Please follow and like us: