Dhuna ndaj 3-vjeçarit nga pronarja e kopshtit/ Bregu: Të shkundet Ministria e Arsimit
Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar pas publikimit të vidoe-skandalit ku pronarja e një kopshti privat, ish-gazetarja Anjeza Shabani u filmua ndërsa ushtronte dhunë ndaj fëmijës 3-vjeçar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu shprehet se e qara e fëmijës së dhunuar duhet të shkundë Ministrine e Arsimit per te gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjence te cerdheve, kopshteve e shkollave private te licensuara.
Reagimi i plotë nga deputetja Majlinda Bregu
Nuk ia dilet me sharje e malkime nga nje e semure te nje e pashpirt deri tek monstra e radhes si kjo qe na ngjethi sot ne STOP te TV Klan qe i leshonte duart njesoj si mbi gur mbi nje femije 3 vjec.
Nuk ia dilet e as zgjidhim gje se na prishet gjaku e imagjinojme si do ta terhiqnim zvarre kedo qe do godiste femijet tane.
Ajo e qare e atij femije duhet te ngjethe e te shkunde se pari Ministrine e Arsimit per te gjetur mekanizmin e verifikimit me urgjence te cerdheve, kopshteve e shkollave private te licensuara.
Inspektoriati Shteteror i Arsimit duhet te beje MENJEHERE publike listen e cerdheve,kopshteve, cv e pronar, edukatore, kartelat e tyre personale, certifikata mjekesore,vleresim permanent nga grup mjekesh, psikiater , psikolog.
Dokumentat per dhenien e heqjen e licensave sidomos kur behet fjale per institucione arsimimi apo perkundesje si dhe vleresimi periodik duhet te jene PUBLIKE.
Nuk duhet vetem analiza e gjakut dhe a kane kaluar verdhezen ata qe ju besojme femijet, POR mbi te gjitha vleresimi i statusit te pergjithshem mendor dhe emocional, vleresimi psikiatrik i tyre!
Eshte e kote te flasesh per standarte performance pedagogjike, kur kercet akoma mendja e semure si mesim per qarjen e femijes!