Një vajzë, një grua, e veçantë. Jo vetëm në pamje, por edhe në atë që bën, një modele që po ndjen shijen e të qenit në qendër të vëmendjes.

E veçanta fillon që me emrin e saj, që ndoshta ka ndikuar pak edhe te karakteri i saj. Ajo është një dimension i modeles që me fotot e saj guximtare është një shembull domethënës i personalitetit femëror në fushën e vështirë të modelingut; është njëkohësisht shumë e ndërgjegjshme dhe e sigurt për atë që bën.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi 

Dhurata Lipovica, pa dyshim që radhitet në femrat e pakta me shumë fat, pasi përmasat e trupit të saj janë pothuajse ideale. Duke pasur parasysh karakterin e saj ekzotik, ajo mundohet që të duket gjithmonë e praruar duke krijuar një imazh femëror të pakrahasueshëm me të tjerat.

Në ato pak grimca bisedash kupton se Dhurata është me të vërtetë një oqean i pafund ndjenjash, mendimesh, dëshirash, hobesh, por tepër e veçantë. Asaj i pëlqen pa masë formati televiziv dhe tërhiqet mbas abstraktes artistike.

Dhurata është nënë, por për të gjitha ka moshë adoleshence. Si rrallëkush, ajo tregon që mund të kesh filozofinë e një të pjekure që në moshën e re. Sepse…lexoni intervistën e mëposhtme. Ne e kemi zbuluar gjatë një seti të jashtëzakonshëm fotografik, ku ajo shfaq hiret e një zonje. Dhe në një bisedë më të gjatë….

image2

Po ia fillojmë me kompliment. Jo rrallë jeni të ftuar në disa mediume si manekine e cila është kulmin e skenës së modës. Cili është mendimi juaj për këtë status mirënjohës dhe me çka e keni merituar?
Së pari, faleminderit për komplimentet. Mund t’ju them se është ndjenjë shumë e mirë të vlerësohesh për punën që bën. Mendoj se me shumë punë, vullnet, përpikëri e durim, arrihet gjithçka në jetë, andaj edhe ky cilësim që mua më bëhet sot, mendoj se është arritur pikërisht me dëshirën dhe vullnetin për punë.

Ngritja juaj ka filluar në “Ford Super Model of Kosova”. Çfarë mendoni për veten dhe a do të ndryshonit diçka që do t’ia fillonit nga e para?
Është histori shumë interesante se si kam hyrë si konkurrente në “Ford Super Model of Kosova”, pasi që unë isha 18 vjeçe, në vitin e parë të fakultetit dhe, t’jua them të drejtën, as që kam pasur ambicie të bëhem modele. Mirëpo, ndonjëherë njeriu me vendimet e veta ia ndryshon vetes jetën. Nuk mendoj se do të ndryshoja vendimin tim që fillova këtë karrierë pasi që puna si modele më fal shumë kënaqësi dhe ndihem shumë rehat me këtë që bëjë.

1457550_10201850089947672_439757603_n

Sa kohë jeni tashmë në botën e modës dhe çfarë është aty e magjishme që ju ka tërhequr ajo botë?
Janë bërë tashmë 10 vite që unë merrem me modelizëm. Ndërsa mendoj se vet profesioni është i magjishëm pasi që si me magji të shndërron në gjithçka. Dhe, pavarësisht se si njerëzit e ndryshëm mund të perceptojnë një fotografi artistike apo sesi ata të shohin në një sfilatë me stilim ekstrem, unë gjithmonë e ndjej magjinë që të falë skena dhe ndjesinë e papërshkrueshme që të falë një fotografi.

Keni pasur rastin të shëtisni nëpër pistat më të njohura të botës. Çfarë ndjenje është?
Padyshim që është ndjenjë shumë e mirë, ndjenjë krejtësisht e papërshkrueshme. Të sfilosh në vendet që janë shumë të njohura për traditë dhe me shumë eksperiencë në fushën e modës, është padyshim një arritje shumë e madhe dhe, gjithsesi eksperiencë e pazëvendësueshme.

111

Cilat janë përparësitë dhe cilat janë mangësitë e punës së manekines?
Njohja me shumë njerëz të ndryshëm dhe të kulturave të ndryshme, udhëtimet e shumta, janë disa nga përparësitë, ndërsa sa për mangësi, mund të them se ngaqë ke shumë angazhime, ke fare pak kohë të shpenzosh me shoqërinë dhe të afërmit.

Po lini përshtypjen e një personaliteti të fuqishëm në fotografi dhe në skenë. Cila jeni në jetën private?
Jam një person shumë sensitiv, herë-herë temperament, por edhe shumë gazmore. Më pëlqen shumë të qesh, sidomos me njerëzit e mi të afërm dhe shoqërinë e ngushtë.

1452032_10201850152269230_815673858_n

Puna me të cilën merreni sa ka të bëjë me shkathëtit dhe aktrimin, e sa me karakterin personal dhe me karizmin?
Modelimi është i lidhur ngushtë me aktrimin po aq sa është edhe me karakterin personal. Në disa raste duhesh të jesh vetvetja dhe të paraqitesh para publikut ashtu si je, por ka edhe shumë raste tjera që duhet të “aktrosh”, apo më mirë të them, të mundohesh të bësh një karakter krejtësisht nga ajo që je ti në varësi nga koleksioni. Ndërsa, sa i përket karizmit, mendoj se pa karizëm nuk do të mundte askush të bëjë punën e tij pasi që dhuntia shpirtërore është ajo çka duhet të paraqesësh te publiku në mënyrë që të ndjejë atë që ndjen ti.

Si duket një ditë juaja?
Dita ime nuk është thuajse kurrë e planifikuar, e gjithë java, muaji, viti për mua janë shumë spontane. Zakonisht një pjesë e mirë e kohës konsumohet me punë, në agjencionin tim të cilin ka pak muaj që e kam hapur “MODEL MNG by Dhurata Lipovica”, ku bëj menaxhimin e modeleve, në kuadër të cilit hyjnë edhe kurse profesionale për modele për të rritura dhe fëmijë; organizime për evente, ‘fashion show’ e të tjera. Ndërsa pjesa tjetër të ditës, ia kushtoj familjes, sidomos fëmijëve Blinit e Lirit dhe bashkëshortit.

1471191_10201850082467485_188709449_n

Sa keni kohë të merreni me vetveten?
Nuk them se nuk i kushtoj edhe shumë kohë vetes, por mundohem që në normalitet të kujdesem edhe për veten. Gjithsesi për mua primare është përkujdesja e fëmijëve, pasi që ata janë ende të vegjël dhe kanë nevojë për përkujdesje maksimale.

Keni ndonjë pasion? Ndonjë “ves” të vogël?
Pasione kam shumë. Një ndër pasionet e mëdha të mia është kalërimi, por gjithashtu e adhuroj fotografinë, udhëtimet, etj.

A ka gjasa që edhe te ne të vijë koha që të mund të jetohet nga puna e manekinit dhe e fotomodelit?
Ne jemi vend i vogël dhe në zhvillim e sipër, prandaj fuqia e prodhimtarisë, çoftë e produkteve ushqimore, por edhe ajo e tekstilit, gjithashtu është relativisht e vogël, prandaj edhe puna për modele është e pakët. Mendoj se, duhet edhe shumë kohë për të ardhur deri te ajo periudhë, mirëpo besoj se një ditë do të vijë.

1476424_10201850577359857_352824954_n

Duke pasur parasysh përvojën tuaj, mund të provoni të na përshkruani si duket viti, në kuptimin profesional natyrisht, për një manekine e cila është në fillim të karrierës së saj?
Sa i përket modeleve të reja, ato kanë më pak punë pasi që, ashtu si gjithkund në botë, është eksperienca dhe trajnimi për modelizëm që vlerësohet më shumë, trajnim të cilin veç do të filloj ta mbaj me vajzat e interesuara duke filluar nga muaji korrik.

Besojmë që të gjitha vajzat të cilat do ta lexojnë intervistën do të interesohen se cilat karakteristika janë të nevojshme, si fizike, ashtu edhe psikike, për të arritur sukses në këtë punë?
Modelimi në Kosovë është në një fazë, ku jo gjithmonë ka kritere të veçanta sa i përket realizimit të një reklame apo kampanje, prandaj të gjithë ata që e kanë pasion fotografinë, reklamat, kanë mundësinë që ndonjëherë në jetë, të përzgjidhen nga kompanitë për realizimin e reklamave të ndryshme. Të kesh një personalitet të mirë, të jesh e dëgjueshme dhe të dish të realizosh kërkesat e stilistit/dizajnerit, apo drejtorit artistik (fotografit), janë ndër karakteristikat që duhet të ketë një vajzë apo djalë për të fituar punën kundrejt një reklame apo sfilate. Mund të them se, tek ne, gabimet më të mëdha që modelet i bëjnë, sepse jo gjithmonë pajtohen me pamjen e tyre/apo veshjet që stilisti/dizajneri ka përzgjedhur, apo grimeri/frizeri që ka përgatitur grimin/flokët. Prandaj, unë do ta kisha sugjeruar çdo modele me apo pa eksperiencë, që të lejojë ata të merren me punët e tyre dhe modelet të bëjnë të veten.

551406_10201850086187578_293395485_n

Modele janë të njohura si vajza me stil të mirë. Si do ta përshkruanit stilin tuaj?
Mua më pëlqen të ndjehem lirshëm dhe jo shumë e komplikuar, prandaj edhe kam stil shumë më sportiv, me pantallona e bluza, si dhe më pëlqejnë shumë minifundet dhe atletet.

A ka vërtet modele të mirëfillta në Kosovë?
Mendoj se ka modele të mira, kame shumë dëshirë dhe jam duke punuar drejt këtij aspekti që modeleve të reja t’u krijohet mundësia të provojnë pasarelat e botës dhe pse jo, edhe të punojnë për kompani të njohura të modelimit.

A shpenzoni me kujdes në rroba apo për ju çmimi nuk është gjë primare nëse ndonjë pjesë veshjeje ju pëlqen?
Mendoj se shpenzoj arsyeshëm, mirëpo ka raste kur edhe blej gjëra të cilat janë thuajse të panevojshme; ves i keq që duhet hequr.

dhurata

Çka shmangni posaçërisht të vishni, e çka vishni kur dëshironi të shkëlqeni?
I shmang medoemos këpucët me taka gjatë ditës, sepse nuk më bëjnë të ndjehem rehat, ndërsa kur dua të shkëlqej, varet prej rastit, vishem shumë më ndryshe, me taka dhe me një përzierje midis elegancës dhe stilit urban.

Cili është për ju pjesa më e dashur e veshjeve?
Minifundet dhe këpucët.

A jeni romantike?
Nuk jam edhe aq romantike sa do të doja të isha, mirëpo i vlerësoj shumë personat romantik.

image1

Me çka të bëri për vete bashkëshorti…?
Me butësinë, shpirtit te tij, miqësinë, me respektin ndaj meje dhe me dashurinë që ka për mua.

Sipas teje, cili qytet është më romantik?
Mendoj se nise je me njeriun që e dashuron, çdo qytet, çdo vend është romantik. Gjithsesi, mendoj se për mua, qyteti më romantik është Parisi.

Shumë shpesh manekinet provojnë fatin edhe në aktrim, por edhe si moderatore. A keni edhe ju ambicie të tilla?
Jetës nuk i dihet, unë ambicien të bëhem modele nuk kam pasur, por ja që jam bërë, momentalisht ambicie të tilla nuk kam, por kam disa ide për emisione televizive të cilat nuk dua t’i zbuloj.

1424514_10201850571839719_2111554924_n

Shumica e njerëzve të cilët arrijnë sukses në ndonjë punë, kur nga lartësia shikojnë prapa gjejnë ndonjë gabim të cilin assesi nuk do ta kishin përsëritur. Keni ju ndonjë gabim nga e kaluara?
Mendoj se njeriu nga gabimet bëhet më i fortë në karakter dhe se, gabimet, është mirëpo që kohë pas kohe të kujtohen, që të mos përsëriten. Gabime kam bërë edhe unë, por që falë tyre, jam e sigurt që sot jam një njeri më i mirë.

Çfarë e konsideroni suksesin më të madh në karrierën e deritashme dhe a keni ndonjë qëllim të cilin synoni ta arrini?
Përzgjedhja si “Modelja e dytë më e mirë në botë” (1st runner up) në Best Model of the World, në vitin 2009, konsideroj që është ndër arritjet e mia më të mëdha. Ndërsa, sa për synime të tjera, nuk di çfarë t’ju them pasi që unë tashmë jam nënë dhe nuk mendoj që jem pjesë e ndonjë konkursi tjetër ku do të kishte vlerësim. Tani për tani, jam e fokusuar të zhvilloj kompaninë time për menaxhimin e modeleve, ku pretendoj që të ndryshoj mendimin e popullatës kundrejt modeleve si dhe krijimin e punëve për modelet e reja.

Dhe, planet tuaja për të ardhmen?
Kam shumë plane, organizimi i disa ‘fashion show’ dhe përkushtimi për të zhvilluar kompaninë time. /Telegrafi/