Djajtë dalin nga shishja, Çuçi akuzon Pëllumbin: Gënjeshtar dhe manipulator, nuk qava në zyrë
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste në vitin 1995 , Leontiev Çuçi, akuzon Servet Pëllumbin si gënjeshtar dhe manipulator për ditarin që ai ka shkruar për ngjarjet brenda PS ndër vite.
Çuçi sqaron se letra që ai i ka dërguar Fatos Nanos, për infromacion mbi atë cfarë po ndodhte brenda socialistëve , i është kërkuar nga vetë kreu i PS-së dhe ishte konfidenciale.
“Nuk e dija që përveç të tjerave qenke gënjeshtar dhe manipulator. Ku po gënjen? E para, sepse nuk thua një të vërtetë që letra ishte konfindenciale dhe një fund kishte një shënim ku unë i kërkoja Nanos që letra të mbetej e tillë, se ato mendime që unë i parashtroja atij ishin rezultat i këmbënguljes së tij për të ditur se cfarë ndodhte në parti me ideologjinë marksiste që ti kishe futur kontrabandë në programin e partisë”, shprehet Çuçi
Më tej ai shprehet se nuk ka qarë në zyrën e Pëllimbit kur ky i fundit i ka treguar për letrën që i kishte dërguar Nanos.
“Pse tregohesh kaq i pacipë në gënjeshtrën tënde kur thua “se qava në zyrën tënde” kur më tregove letrën që i kisha dërguar Fatosit. E vërteta është se unë u shokova që atë letër Fatosi ta dërgoi ty dhe kërkoi të diskutohej në forumet e partisë. Nuk është faji im për “shokun” e momentit, pasi nuk e prisja që “Udhëheqësi ynë i madh” të shpërdoronte aq pabesisht, apo tradhëtarisht konfidencialitetin tim që ma kërkonte prej një viti me këmbëngulje”, shprehet Çuçi