Albspirit

Media/News/Publishing

Endri Prifti tregon sekretet e jetës: Jam divorcuar 3 herë, por unë luftoj për fëmijët e mi

Endri Prifti tregon sekretet e jetës/ Jam divorcuar 3 herë, por unë luftoj për femijet e mi

Në një postim në rrjetet sociale këngëtari korçar Endri Prifti ka bërë një rrëfim të sinqertë. Endri flet për jetën e tij, gratë me të cilat ka jetuar, por në mënyrë të veçante jep këshillat për shokët dhe shoqet e djalit të tij Sebastian Prifti.

 

Këngëtari korçar shkruan “Ladies and gentle man. Pikë se e kuptoni që po shkruaj nga facebook dhe instagram e djalit tim Sebastaian Simone Prifti. Për arsyet e mia të shumta unë do e hap facebook tim maksimumi në fund të muajit. Kisha nevojë të shkëmbeja me ju prezantim edhe pse ini shokët dhe shoqkat e djalit. Mbi një vit e gjysëm unë jetoj dhe punoj vetëm për 2 fëmijët e mi të dashur Sebastian Simone Prifti dhe Vasileon Prifti. Kështu më ka marrë jeta. Pra me gruan e 3-të jemi ndarë disa herë, bashkuar prapë, por përfundimisht ka qenë nëntor 2014. Ju tregova dhe një sekret, po jo ajo e para ka qënë pa celebrim, me një greke, zgjati shumë pak, vetëm disa muaj”.

Më pas Endri jep disa këshilla për të rinjtë dhe moshatarët e fëmijëve të tij. “U nisa t’i them këto se secili më vonë, zgjedh rrugën e vet, punën e vet dhe nuk mund ta komandojë njeri përveç vetes dhe familjes së vet. Njëri mund të bëhet saldator. Tjetri mund të bëhet piktor, tjetri traktorist, tjetra prostitutë e çfarë e çfarë të duash ka kjo jetë që jetojmë. Dua tju jap një mesazh juve gocave të reja dhe djemkave të rinj. Kujdesni me kë shoqëroheni, kujdesni me kë rrini, mos u blini asnjëherë me lekë, kujtoni prindërit tuaj si ju kanë rritur, nderi i fsmiljes nuk blihet. Ka lënë zoti për të gjithë ne nëse jemi të pa lyer me qelbërsirllëqe, të pa gënjyer me një celular, me asgjë nuk blihet trupi që të ka bërë nëna dhe baba, mos flas pastaj për këto buçet, që njollosin jo nënë e babe por fis e farefis e gjithë shqiptarinë, i përdhosin gjithë dynjaja për të marrë 2 lekë të qelbura. Këto e kanë haram bukën dhe qumshtin që i ka dhënë nëna. Pra një shoqëri e keqe, një moment i lëkundur, një fije drogë nëse merr nga një njeri që niset me qëllime të tjera, do mbetesh skllavja e tij për gjithë jetën”, thekson Endri Prifti.

Këngëtari korçar përfundon rrëfimin e tij duke shtuar se së shpejti do të publikojë projekte dhe këngë të reja. “Ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi e mbi të gjitha dashuri për njeri tjetrin. Shihemi shumë shpejt së bashku me disa projekte të reja në këngë e kudo. Kush të dojë mund ta bëjë share edhe për moshat e tjera, besoj se ishin të vlefshme këto fjalë që ndava me ju. Me dashuri dhe respekt nga vetë dora ime Endri Prifti”, përfundon Endri Prifti.

Please follow and like us: