Albspirit

Media/News/Publishing

“Erotikaland”, hapet parku i lodrave të seksit

Është pak a shumë si Gardaland apo Disneyland, vetëm se rreptësisht i ndaluar për minorenët. Bëhet fjalë për një park, ku argëtimi i dedikohet të rriturve.

Në të gjendet kinemaja 7D, karrige vibruese, pishina për nudisë e për seksdashës, që mund të shëtisin dhe me trenin e kënaqësisë.

Vendi quhet “Erotikaland”, dhe është tërheqja më e re për turistët në Brazil.

Në fakt nuk është ende gati për vizitorët, pasi pritet që inaugurimi i parkut të seksit të bëhet në fillim të vitit 2018­të, por është zyrtare: toka e re e erotizmit midis lojërave të seksit dhe konsumizmit, do të ndërtohet në Piracicaba, dy orë nga San Paolo në Brazil, shkruan Who.

Projekti është gati dhe do t’i sjellë vendit veç të tjerash, edhe 250 vende të reja pune.

Please follow and like us: