Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja denoncon burrin biznesmen: Më dhunon seksualisht

Një shqiptare ka denoncuar për dhunë seksuale bashkëshortin e saj në komisariatin e policisë në Siena, shkruajnë sot mediat italiane.

Gruaja është paraqitur në komisariatin e policisë të shtunën dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, një biznesmen 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia ka marrë në mbrojtje gruan dhe një tjetër episod dhune ndaj saj, mund ta çojë në burg 53-vjeçarin, shkruajnë mediat lokale.

Kjo është e disata herë që gruaja ka denoncuar në polici të shoqin.

Aktet e dhunës, sipas raportimeve, janë konsumuar brenda shtëpisë së çiftit.

Please follow and like us: