Kati i parë i Kullave Binjake përfshihet nga zjarri
Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë, në një prej dhomave të magazinimit, tek Kullat Binjake, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë gjatë orëve të pasdites. Mësohet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Shpërthimi i zjarrit ka shkaktuar panik dhe njerëzit kanë lëshuar godinën. Në katin e parë gjenden dhe zyrat e dy bankave, si dhe biznese të rëndësishme, por situata vlerësohet nën kontroll.
Please follow and like us: