Kirgizi: Arrestohet Imami me dyshimin se përdhunoj një 10 vjeçar
Një imam në Kirgizi është paraburgosur dhe po merret në pyetje në pjesën jugore të këtij vendi pasi akuzohet se e ka përdhunuar një djal 10 vjeçar.
Zëdhënësi i policisë rajonale të zonës, Myktybek Turdubekov, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se imami 58 vjeçar është paraburgosur pasi një grua nga fshati At-Basar e ka bërë padinë për dyshimin se djali i saj është përdhunuar rregullisht nga Imami.
Autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e imamit dhe ende nuk kanë vendosur nëse do të ngrisin aktakuzë kundër tij.
Nëna e viktimës së dyshuar, e cila është prezantuar si Salima, i ka thënë REL se padia në polici më 18 qershor është bërë megjithë kundërshtimin e burrit të saj.
Ajo ka thënë se burri nuk ka dashur që të “dëmtohet nderi i familjes”.
Salima e akuzon imamin se rregullisht e ka përdhunuar djalin e saj gjatë së paku një viti.
Ajo thotë se e ka vërejtur që gjendja psikologjike e djalit kishte ndryshuar dhe se ai i ka thënë të ëmes së po përdhunohet.