Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima tregon skenarin e ndërprerjes së mandatit

Deputeti Koco Kokëdhima deklaroi gjatë një feste lokale të PS-se ndërprerja e mandatit të tij kishte si qëllim ndërprerjen komunikimit të tij me socialistët.

“Ky mandat u ndërpre jo vetëm për të cënuar karrierën time politike, por për të ndërprerë dhe për të cënuar bashkëpunimin tim me socialistët, me të cilët kam punuar gjithë këto vite. Unë nuk do ta ndal asnjë çast aktivitetin tim politik dhe do të jem krah për krah me të gjithë socialistët e qarkut të Vlorës, jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet e ardhshme”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima njihet si mik i ngushtë i Kryeministrit dhe caktimi i tij si koordinator i PS për Vlorën dhe Gjirokastrën ngjalli shumë xhelozi në PS.

Socialistë të shumtë në Vlorë i janë kundërvënë reformës që drejtoi ai por ndërkohë prania e tij ka sjellë debate politike breda organizatave të PS edhe në Përmet e Gjirokastër.

Vetë Kokëdhima ka konsumuar debate në kryesinë e PS, vecmas me Sekretarin e Përgjithshëm Gramoz Ruci i cili edhe drejtoi procesin e vendimit të Parlamentit për ta cuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese që solli heqjen e mandatit dhe përjashtimin nga Parlamenti.

“Gjithashtu, uroj të kemi solidaritet më të shkëlqyer, miqësi dhe bukë më të sinqertë me njëri-tjetrin dhe harmonia të sundojë në familjen tonë politike.

Mandati im si deputet u ndërpre në një proces tërësisht politik, në një rrugë tërësisht politike dhe nën presionet politike”, deklaroi ndër të tjera Kokëdhima.

Please follow and like us: