Dy legjendat e volejbollit shqiptar, Dashamir Fagu dhe Asllan Rusi janë nderuar sot në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë.
Duke iu referuar dy sportistëve, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po bën investime konkrete në fushën e sportit. “Ne po përpiqemi të përmirësojmë infrastrukturën jo vetëm tw futbollit por edhe të lojtarëve me dorë.
Shumë shpejt do përfundojë fazën e parë të parkut olimpik të Tiranës”, u shpreh kryeministri Rama. Kreu i qeverisë tha se po diskutohet edhe me Bashkinë e Tiranës për rindërtimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi”.
