Albspirit

Media/News/Publishing

L’equipe: Profilet e 3 shqiptarëve më të mirë të ndeshjes

Tre nga lojtarët Shqiptarë janë vlerësuar me notën 7 nga gazeta francize L’equipe. Ata janë Ajeti, Sadiku dhe Memushaj. Ja si i përshkruan ata e përditshmja sportive në këtë shkrim të sjellë nga Lapsi.al.

Ajeti (nota7) – i titullarizuar mes habisë të përgjithshme në vend të kapitenit Cana, mbrojtësi qëndror i Shqipërisë, e hodhi shpejt pas shpine këtë presion, pas një fillimi delikat. i fortë në duele dhe gjithmonë i vendosur mirë, mbrojtësi i Frozinones u tregua aq sa i pakalueshëm po aq i vlevshëm edhe për të larguar topat.

Sadiku  (nota 7) – Ndryshe nga dy ndeshjet e para sulmuesi u shpërblye për mundimet e tij të pafundme në fushë. Pasi priti një krosim të Memushajt ai e hodhi topin me parabol, me kokë drejt portës së boshatisur (’43) duke u bërë kështu golashënuesi i parë i shqipërisë në Euro. Zëvendësimi i tij nga Basha në minutën e 59 u bë nën një ovacioni të mrekullueshëm nga tifozët.

Memushaj (Nota 7) – Mesfushori e mori në dorë lojën e shqiptarëve. i zoti teknikisht dhe shpesh herë tejet i inspiruar në zgjedhjet e tij, ai u përfshi në të gjitha sulmet e skuadrës. Pasues deciziv për Sadikun ai përbënte gjithmonë një rrezik edhe në goditjet e dënimit. Poshte piket per te 22 lojtaret…

 

Please follow and like us: