Mbahet takimi i kishave ortodokse megjithë bojkotin rus
Liderët e Kishave Ortodokse të botës janë mbledhur për herë të parë në më shumë se 1200 vjet megjithë bojkotin e Kishës ruse dhe tri kishave të tjera. Patriarku ekumenik Bartholomew, i ka udhëhequr lutjet më 19 qershor në ditën e parë të këshillit që zgjat një javë në ishullin grek, Kretë. “Ky këshill i madh dhe i shenjtë do të bartë mesazhin e unitetit… do të ndihmojë shmangien e rrugëve qorre që ekzistojnë tani”, iu ka thënë Bartholomew mediave vendore. Mirëpo, megjithëse këshilli është organizuar që disa dekada, liderët ortodoks nuk kanë arritur që në fillim të takimit në Kretë të tejkalojnë dallimet. Kisha ruse, që konsiderohet më e populluara me 300 milionë besimtarë, si dhe ajo gjeorgjiane, bullgare dhe partiarkati Antioch me bazë në Siri e kanë bojkotuar Këshilli e ashtuquajtur i Shenjtë dhe i Madh. Përmes një komunikate të publikuar më 17 qershor, Partiku Kirill i Moskës ka thënë se shpreson që ai shpresonte që liderët e mbledhur në Kretë do të ishin të gatshëm të shtynën takimin për një datë tjetër. Kirill e ka vizituar Greqinë muajin e kaluar, duke u bërë bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin në një vizitë në manastirin e shenjtë të Malit Athos.