Media zvicerane: Nëse do kishte çmim për tifozërinë, shqiptarët janë të pakonkurrueshëm
Do kishte një titull për tifozërinë më të zjarrtë në kampionatin europian, atëherë padyshim që ky do i takonte shqiptarëve shkruan media zvicerane bzbasel.ch.
Thuajse asnjë tifozëri tjetër nuk feston aq me emocione, zëshëm dhe paqësisht.Kur shqiptarët janë në stadion, zëri i tyre është pushtues.
Pavarësisht se Shqipëria ka pak mundësi për një të tetat e finales, ata mbështesin edhe në këto momente kombëtaren e tyre. Pas përfundimit të ndeshjes nga arbitri u festua kudo ku ka shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, Zvicër e Gjermani, përcjell botasot.info.
E papërshkrueshme çfarë don të thotë kjo për popullin tonë
Dueli mes Shqipërisë dhe Rumanisë ishte luftë për të mos qëndruar në vendin e fundit të grupit. Megjithatë, falë golit të Armanso Sadikut në minutën e 43 gjithçka u bë e qartë. Nëse shqiponjat vijojnë më tej, varet nga ndeshjet e grupeve tjera. Ata shpresojnë që do dalin në katër nga gjashtë ekipet më të mira të vendeve të treta.
Lojtarët dhe tifozët festojnë ama prej tani. Ata e bënë punën e tyre, nëse kualifikohen ose jo, nuk është në dorën e tyre./Bota sot