Albspirit

Media/News/Publishing

Memorandumi për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar

Danaj dhe Veliu me memorandum bashkëpunimi për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar Ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu kanë njoftuar se më 16 Korrik në Prishtinë, do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Listës për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, raporton agjencia e lajmeve INA.
Lista për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar thote se, si synim kryesor kanë bashkimin e shqiptarëve në një shtet kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, dhe kjo marrëveshje mes dy lëvizjeve kombëtare është në shërbim të synimit të përbashkët, të krijimit të strategjisë kombëtare.
“Është koha që përfundimisht politikën shqiptare ta komandojnë interesat kombëtare. Shqipëria e Bashkuar qendron mbi të gjitha, dhe ne të cilët e kemi këtë qëllim jemi vetëm shërbëtor të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim. (INA)
Please follow and like us: