Albspirit

Media/News/Publishing

Një përgjigje nga BE-ja për akuzat e PD se Vlahutin mban “anë” për ‘drejtësinë’

Një përgjigje nga BE-ja për akuzat e PD se Vlahutin mban "anë" për 'drejtësinë'

Duke u nisur nga ato që thuhen në media lidhur me qëndrimin e ambasadores Romana Vlahutin për Reformën në Drejtësi, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Maja Kocijancic ka sqaruar për gazetaren Arta Tozaj në Bruksel, se qëndrimi i ambasadores europiane në vendin tonë reflekton idetë e Bashkimit Europian.
Sipas Kocijancic Reforma në Drejtësi është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Qëndrimet e kreut të delegacionit të BE janë totalisht të koordinuara me selitë e BE ne Bruksel. Më lejoni të jem e qartë: Reforma e Drejtësisë reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në përputhje me standardet europiane. Ambasadorja Vlahutin është përfaqësuese e BE në Shqipëri dhe ka mbështetjen tonë të plotë.”
Kjo deklaratë nga Maja Kocijançiiç vjen pas akuzave të opozitës për njëanësi nga ana e ambasadores Vlahutin. Në fillim ish-kryeministri Sali Berisha pastaj edhe lideri i opozitës Lulzim Basha e akuzuan përfaqësuesen e BE si mbështetëse të Ramës.
Please follow and like us: