Parada e shqiptarëve bën të kërcejë edhe amerikanët
Maksim Gjokaj
Vajza e cila edhe para se të vinte kjo datë mezi e ka pritur ka qenë gazetarja e ëmbël që dikur e shihnin çdo pasdite në Top Channel, Kozeta Turishta, e cila është e ndjerë e privilegjuar që të merrte pjesë duke qenë në Amerikë në këtë paradë, madje ajo edhe e ka moderuar duke u veshur me rroba kombëtare në mes të Nju Jorkut.
Një paradë e bukur ku edhe këtë herë dominoi ngjyra kuq e zi është mbajtur në dekadën e katërt me rradhë në sheshin “Amerika”, në bulevardin kryesor në Njo Jork. Megjithëse kjo paradë bëhet zakonsiht në këtë muaj dhe në të marrin pjesë grupe të shumta emigrantësh, jo vetëm shqiptarë por edhe emigrantëve të tjerë, ajo që ka rënë në sy ka qenë ngjyrat, veshjet dhe muzika e shqiptarëve, që si duket edhe në sheshin më të madh botëror e kanë ndezur dhe kanë rënë sy nga të gjithë. Ne kemi kontaktuar me disa prej protagonistëve të kësaj parade dhe që janë emra të njohur të botës së televizionit dhe artit dhe me shumë entuziazëm kanë rrëfyer për ne këtë ngjarje mjaft të bukur nga Amerika e largët.
Vajza e cila edhe para se të vinte kjo datë mezi e ka pritur ka qenë gazetarja e ëmbël që dikur e shihnin çdo pasdite në Top Channel, Kozeta Turishta, e cila është e ndjerë e privilegjuar që të merrte pjesë duke qenë në Amerikë në këtë paradë, madje ajo edhe e ka moderuar duke u veshur me rroba kombëtare në mes të Njo Jorkut. Ka qenë shumë e zënë dhe e lodhur për të na folur më shumë, duke llogaritur edhe orën atje që është ndryshe nga ora jonë evropiane, ajo na ka thënë se në këtë paradë ka moderuar së bashku me aktorin dhe artistin tjetër shkodran Julian Deda, i cili edhe ai ndodhej i ftuar për herë të parë për këtë festë.
Ndërsa një tjetër këngëtare e cila ka zgjedhur të jetojë në këtë vend të largërt është Ledi Vokshi, që për ne ka thënë se edhe amerikanët kërcyen së bashku me ta dhe me muzikën shqiptare ndërsa i kanë suportuar shumë kur dëgjohej dhe parakalonin të veshur kuq e zi shqiptarët e Amerikës me muzikën e bukur. “Nuk isha vetëm unë por edhe shumë emra të tjerë si Gëzim Nika, Albërie Hadërgjonaj, Jul Deda, Miss NY e cila është një bukuroshe me origjinë shqiptare etj.
Kjo paradë bëhet në Nju Jork për të mos harruar rrënjet tona shqiptare, pa harruar se nga vijmë”-thotë mes tjerash për gazetën “Bota sot” këngëtarja simpatike e cila është shumë e lumtur që ishte pjesë e kësaj parade. Siç edhe i përmendi Ledi në këtë parade kanë qenë edhe emra të tjerë të njohur të artistëve shqiptarë, por edhe Serena Buçaj shqiptarja që ka kurorën e më të bukurës së Nju Jorkut për këtë vit.