Albspirit

Media/News/Publishing

Pirustët, ilirët që banonin në Mat e Mirditë

Kush ishin Pirustët?

Pirustët ishin fis ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirditës. Deri më 168 p.e.s. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavarura pas shkatërrimit të saj nga romakët. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidiatëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. Për herë të fundit përmenden në shek.II të e.s. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve. Në një mbishkrim të shek.III të e.s. përmendet një fshat i pirustëve, të shpërngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Please follow and like us: