Albspirit

Media/News/Publishing

Roma e lashtë ndriçohet me teknologjinë LED

Roma e lashtë po ndriçohet natën për t’ju mundësuar turistëve t’i vizitojnë gërmadhat historike pas perëndimit të diellit. Zyrtarët e qytetit shpresojnë se rreth 450 llapma LED që konsumojnë pak energji do të ndriçojnë monumentet antike.

Michael Butterworth raporton nga Italia.

Me vetëm një buton, Forumi Romak u transformua në një skenë të mrekullueshme kolonash të mermerta, tempujsh antikë dhe harqesh historikë nga një vend i errët e i pandriçuar.

Ministria italiane e Kulturës prezantoi një sistem ndriçimi në Forumin Romak me një ceremoni të posaçme për të ndezur 450 llambat LED përreth monumentit historik.

Ka llamba të vogla nëpër të gjitha rrugët, kolona të gjata dhe sfera të buta që e hedhin ndriçimin mbi monumnet.

Maurizio Pinotti është arkitekti i zyrës së komisariatit të Koloseut dhe Zonës Arkeologjike të qendrës së Romës.

“Gjithsej kemi vendosur 450 pika ndriçimi që i kemi ndryshuar nga fuqia fillestare prej 65 kilowatts në 18 kilowatts sepse të gjitha ato janë LED.”

Dritat e reja kanë gjatësinë e Rrugës Sacra, më të vjetrës së Romës së lashtë.

Ato fillojnë tek Harku i Titus, një hark që u ndërtua për të kremtuar fitoren e perandorit Titus pas Rrethimit të Jerusalemit, si dhe më pas zgjatet gjatë gjithë rrugës deri në Harkun e Septimus Severus. Harqet e mermerta u ndërtuan për të kremtuar fitoren e perandorit mbi Parthians.

Forumi Romak ishte qendra e jetës politike dhe shoqërore.

Në njërën anë ishte qendra e pushtetit romak, Senati dhe në anën tjetër Tempulli i Virgjëreshave Vestal, një ndërtesë e rrumbullakët ku pishtarët e zjarrit qëndronin ndezur vazhdimisht.

Tani statujat e Virgjëreshave Vestal po dalin nga hija.

Duke parë monumentin natën, ndriçimi i jep një perspektivë të freskët, thotë komisari i Zonës Arkeologjike Francesco Prosperetti.

“Mendoj se dritat e përforcojnë peizazhin. Gjatë ditës të verbon ndriçimi nga shkëlqimi i mermerëve të monumenteve ku i shikon të gjitha bashkë. Por dritat që kemi vendosur të japin mundësinë të jesh më i vëmendshëm ndaj detajeve, vetëm sa për të parë gjërat më rëndësishme, për atë që janë dhe kuptimin që mbartin.”

Nga maja e kodrës Palatine, ku jetonin perandorët romakë, shtrihet peizazhi i mrekullueshëm i ndërtesës më të madhe të gërmadhave në Forum, Bazilika e Maksimiljanit dhe Kostandinit.

Ngjyra e ndriçimit varjon nga një përzierje e lehtë e të bardhës me të artën me një të bardhë të lehtë.

Dritat ndriçojnë shtyllat e tempullit të Antoninus dhe Faustina, duke i bërë ata të dallohen nga struktura e brendshme, një kishë e stilit barok ndërtuar shumë vite më vonë.

Një ekip arkitektësh, ekspertësh ndriçimi dhe teknikësh ka punuar gjithsej mbi 4000 orë për të instaluar 6000 metra kabllo.

Duke përdorur drita LED që kanë teknologjinë e kursimit të energjisë, janë vendosur drita me fuqi nga 7 deri në 80 wat në të gjithë Forumin Romak.

Zyrtarët thonë se ata janë përpjekur disa herë për të ndriçuar Forumin Romak gjatë natës, por kostoja ishte një element pengues dhe të gjitha përpjekjet e mëparshme dështuan.

Alessandro D’Alessio thotë se projekti është emocionues edhe për arkeologët.

“Ky lloj ndriçimi, që mund të shijojmë vetëm gjatë natës, kontribuon duke e zbukuruar mjedisin dhe skenën e zonës arkeologjike. Natyrisht kjo është një situatë shumë më e ndryshme nga ajo që vizitorët, turistët dhe madje edhe ne arkeologët jemi mësuar të shikojmë gjatë ditës. Besoj se gjatë natës, përdorimi i dritave në një atmosferë të zhytur në errësirë, e bën të mundur dallimin më të mirë të monumenteve individuale. Gjithashtu nënvizon veçantinë e këtij vendi.” (Leftion Peristeri)

Please follow and like us: