Rrëfimi/ Si e kuptoi babai dhunën ndaj fëmijës së tij vetëm 3 vjeç
Video shokuese e publikuar sot nga emisioni investigativ Stop i transmetuar në TV Klan për dhunën ndaj një fëmije të moshës tre vjeçare në një kopësht privat në Sauk, ka tronditur mbarë opinionin publik duke lënë të kuptohet se siguria e fëmijëve në vendin tonë është në një gjendje alarmante.
Por si nisi ky denoncim nga emisioni Stop?
Pak kohë më parë, babai i fëmijës së dhunuar, kishte nuhatur se me fëmijën e tij të vogël diçka nuk po shkonte ashtu siç dohet në kopshtin privat ku e kishte çuar.
Ai kishte vënë re shenja vështirësie në të folur tek fëmija si dhe maviosje në trupin e tij, që nga hamendësimet e para, të menjëhershme, të lënë të kuptosh se aty ka diçka që flet qartë për dhunë tek ai.
Siç tregon edhe i ati i fëmijës, ne ishim të bindur pothuajse plotësisht, por për të qenë më të sigurtë për atë se çfarë po ndodhte aty, menduam të thërrasim në ndihmë gazetarët e emisionit investigativ Stop në TV Klan.
Ja rrëfimi i plotë për gazetaren e emisionit “Stop” në TV Klan
Duke marrë parasysh shumë raste dhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh me fëmijët, dhunën që po ndodh çdo ditë me fëmijët e mitur të cilët janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj, duke pasur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë.
Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë dhe jemi të bindur që aty ka dhunë, prandaj dhe kërkojmë edhe ndihmën tuaj. Djali është tek kopshti “Diren” me administratore ose drejtoreshë Anjeza Shabani. Fëmija është i moshësh tre vjeçare, por në çastin kur ai vjen në shtëpi gjendja e tij është shumë e rëndë, ai nuk flet, ka shumë vështirësi në të folur, por me anë të shpjegimeve verbale dhe jo verbale kemi arritur të kuptojmë se aty po ndodh diçka. Ne jemi të bindur se aty ka dhunë. Unë dyshoj, por më tepër jam i bindur se djali im aty dhunohet, prandaj jam drejtuar këtu tek ju me besimin për ta faktuar këtë gjë.