Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi: Paraburgosen administratorët e kampit ku vdiqën adoleshentët


Ilustrim

Pesë administratorë të stafit në një kamp veror për fëmijë në Rusi janë paraburgosur dhe po merren në pyetje pas përmbysjes së anijeve në një liqe që ishte pjesë e kampit. Në këtë tragjedi 13 adoleshentë e humbën jetën.

Komiteti Hetues në Rusi ka thënë sot se ekipet e shpëtimit janë duke e kërkuar trupin e adoleshentit të 14-të që ende konsiderohet i zhdukur në rajonin Karelia, në pjesën veriperëndimore të Rusisë.

Dy anije që përdoreshin për ata që donin të shkonin në këtë kamp janë përmbytur më 18 qershor.

Hetimi i nisur po verifikon nëse janë “shkelur rregullat e sigurisë që kanë quar deri te vdekja e më shumë se një personi”.

Autoritetet kanë thënë se administratorët mund të përballen me akuza penale dhe nëse dënohen mund të përfundojnë në burg për 10 vjet.

47 adoleshentë dhe katër persona të rritur kanë qenë duke u endur me dy anije, pasditën e 18 qershorit.

Pasi kanë nisur të lundrojnë në liqen, në afërsi të kufirit me Finlandën, grupi është përballur me një stuhi që ka përmbytur anijet.

Shumica e adoleshentëve që kanë vdekur kanë qenë jetim apo pjesëtarë të familjeve të varfëra nga Moska dhe rajoni i Moskës.

Please follow and like us: