Schulz, optimist se britanikët do të qendrojnë në BE
Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, tha se është optimist se britanikët nuk do të votojnë për t’u larguar nga Bashkimin Evropian në referendumin e së enjtes.
Duke folur pas një diskutimi të hapur me titull “Çfarë e mban Evropën të bashkuar?” organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në Berlin, Schulz deklaroi se vrasja javën e kaluar e deputetes britanike Jo Cox, që është spekuluar si e motivuar politikisht, po forcon fushatën për të qëndruar në BE.
“Kam mendimin se gjatë ditëve të fundit, sidomos pas ngjarjeve të fundit, vrasjes së Jo Cox, fushata për të qëndruar është forcuar. Është e dukshme se fushata për t’u larguar po përdor postera të (udhëheqësit të partisë së pavarur, Nigel) Farage gjatë ditëve të fundit, në mënyrë të hapur me strategji të urrejtjes dhe ksenofobi. Ka një numër në rritje votuesish që po vëzhgojnë. Kjo nuk është mënyra se si Britania e Madhe duhet të zgjedh. Prandaj jam optimist se fushata për të qëndruar do të fitojë. ”
“Para së gjithash ‘Leave’ do të thotë të largohesh. Në qoftë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të largohet, atëherë ajo do të largohen në Bashkimin Evropian me të gjitha efektet negative, dhe kjo do të bëhet e dukshme shumë shpejt. Unë nuk kam frikënga një efekt domino. ”
Schulz do të takohet me krerët e institucioneve të tjera të BE-së kryesore politike në Bruksel të premten (24 qershor), pasi të mësohet rezultati i referendumit në Britani.