Ambasada e Kosovës në Washington ka përkujtuar në Ditën Botërore të Refugjatëvel luftën e Kosovës 17 vjet më parë dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga forcat ushtarake e paramilitare serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Kosovës në Washington ka shpërndarë disa fotografi të këtij dëbimi masiv të shqiptarëve, ndërsa ka bërë thirrje globale që të kujdesen për 65 milionë refugjatët e sotëm botëror.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve‬. 17 vjet më parë, një milion kosovarë ishin refugjatë, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, si pjesë e fushatës për spastrim etnik të ndërmarr nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe. Mizoritë e kësaj shkalle ekspozojnë jo vetëm më të keqen; në ditët si këto ne shohim më të mirën që njerëzimi mund të ofrojë. Njerëzit përreth botës hapën dyert dhe zemrat e tyre. Na u ofrua strehim dhe strehë të sigurt. Ne ishim mjaft me fat që pritëm përfundimin e luftës dhe na u dha mundësia që të kthehemi në shtëpi. Ndonëse ishim me fat që ishim dëshmitarë të përfundimit të luftës dhe mizorive, sot zemrat dhe mendjet tona janë me 65 milionë refugjatët e mbarë botës. Bota, si kolektiv, duhet të bëjë më shumë për të siguruar që ata të trajtohen me dinjitet, dhe t’i ndihmojnë t’i rimarrin shtëpitë e tyre”, shkruan në mesazhin e kësaj Ambasade, transmeton Koha.net.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fembassyofkosovo%2Fposts%2F1038729579513821&width=500Ambasada e KosovësDëbimi