Shpërndahet parlamenti, Kroacia drejt zgjedhjeve parlamentare
Deputetët kroatë kanë votuar sot shpërbërjen e parlamentit, duke e krijuar kështu mundësinë për zgjedhje të parakohshme, pas rënies së qeverisë në mocionin e votëbesimit, votim ky që u mbajt javën e kaluar. Kryeministri Tihomir Oreskoviq, dhe qeveria e tij ranë me 16 qershor pas një krize politike që i kishte penguar reformat ekonomike në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian. Shpërbërja e parlamentit hynë në fuqi më 15 korrik. Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në fillim të muajit shtator. Presidentja kroate pritet që edhe zyrtarisht të vendos datën e zgjedhjeve pas pushimeve verore.
Please follow and like us: