Skandali i Përgjimeve/Agjenti i policisë rrëfen përgjimet e paligjsh
Një nga 5 oficerët e trainuar nga policia italiane me përgjuesin e paligjshëm ka treguar detaje të reja që konfirmojnë se kjo pajisje u përdor për përgjime dhe aksione policore.
Agjenti i policsë ka treguar ara hetuesve rastin kur së bashku me dy ekspertët Italian dhe të shoqëruar nga përgjegjësi i IT-së Ention Xhelilaj kanë zbarkuar në Seman të Fierit për hetime operative, sipas abcneës. Ai ka thënë se në atë zonë, kishte dyshime se persona ende të paidentifikuar trafikonin lëndë narkotike me avion të vegjël. Për të identifikuar dhe gjurmuar numrat e personave të dyshuar si trafikant, efektivi I policisë ka treguar se kanë kryer disa veprime operative në atë zonë duke tentuar zbardhjen e numrave të tyre. Ai ka thënë se në një moment, ekspertët Italian kanë kërkuar që efektivët e policisë shqiptare të largoheshin nga makina dhe për disa minuta kanë qëndruar vetëm, pa ditur se çfarë është bërë në atë kohë.
Agjenti ka shpjeguar me detaje edhe për rastet e gjurmimit dhe identifikimit të numrave të të dënuarve në burgje mes të cilëve edhe Vladimir Gjuta, I dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm por që më pas doli i pafajshëm.
Po ashtu është përgjuar edhe burgu i Peqinit dhe zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.